Sizmiologu Rrapo Ormeni ka reaguar pas tërmetit që lëkundi Shqipërinë. Në një intervistë për Report Tv, ai tha se nuk ka vend për panik nga tërmeti i mbrëmjes së sotme.
Po ashtu ai tha se, tërmeti ishte me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter.
“Një tërmet i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 4.7 i shkallës rihter dhe mbi 6 ballë. Zona Bulqizës Dibër është një zonë sizmike. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale”, tha Ormeni për Report Tv.
Burimi: Report Tv / Labyrinth