Bora Zemani feston sot ditëlindjen. Moderatorja mbush 31 vjeç, ndërsa ditën e saj më të rëndësishme të vitit ka vendosur ta festojë me njerëzit e saj më të afërt në malet e Italisë.
Nëpërmjet postimeve të herëpashershme në rrjetet sociale, ajo ka treguar se, me të nuk është vetëm Donaldi dhe Arbori, por edhe Semi, shoqja e saj e ngushtë.
“Për ty botën. Gëzuar ditëlindjen shpirt”, shkruan Donaldi, krahas një fotoje, ku shihet Bora në dëborë.
Ndërsa Bora i përgjigjet: “Shpirti im”. / Labyrinth