Fri. Nov 22nd, 2024

Video/ Meteorologists: Here's what the weather will be like tomorrow

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e nesërme.

Sipas SHMU, moti do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet, i kthjellët në të gjithë territorin si dhe me vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina era do të jetë me rrahje deri në 6-8m/s.”, thuhet në njoftimin e SHMU.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 23°C; në zona e ulëta 5 deri 27°C; në zona bregdetare 11 deri 26°C / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *