Më 6 shtator, një ditë pas datës që shënon shenjtërimin e Nënë Terezës, Vatikani do të hedhë në treg dy monedha me vlerë 2 euro, njëra me imazhin e Palit VI dhe tjetra me atë të humanistet shqiptare.
Ata janë dy figura të ndryshme të kishës së shekullit të njëzetë, por të bashkuara nga tiparet e butësisë dhe vendosmërisë në besim.
Krijimi i monedhave u është besuar dy artistëve, që kanë krijuar tashmë monedha të shumta dhe të bukura për Vatikanin; Daniela Longo dhe Orietta Rossi. / Labyrinth