Tue. Oct 1st, 2024

How caffeine affects people who suffer from anxiety. Here are the foods you should not eat

Të ushqyerit luan një rol të rëndësishëm, pasi mund ta nxisë trupin drejt panikut ose mund ta ndihmojë të qetësohet.

Karakteristikat kimike të disa ushqimeve kanë prirje të nxisin lëndët kimike qetësuese të trurit, ndërkohë që disa të tjera kanë prirje t’i përkeqësojnë ato.

Psh., kafeina stimulon sistemin e përgjigjes nga gjendra mbiveshkore dhe kur merret me tepri, mund të nxisë ndjenja ankthi dhe nervozizmi te të gjithë.

Ajo mund të zgjasë edhe kohën, që nevojitet për të kaluar nga stadet e hershme të dremitjes e deri te gjumi i thellë.

Nuk është e habitshme që, individët të cilët vuajnë nga agrofobia dhe nga çrregullimet e panikut raportojnë nivele më të larta të ankthit, nervozizmit, frikës, nauzesë, palpitacioneve të zemrës dhe të akatizisë, në varësi të sasisë së kafeinës së konsumuar.

Kafeina gjendet në produkte të tilla si: çokollata e zezë, çokollata e qumështit, pijet që përmbajnë çokollatë dhe çdo produkt që mund të përmbajë çokollatë si kakao e çastit, drithëra ose ëmbëlsira.

*Referuar librit të Joni. E. Johnston – “Ankthi: një udhërrëfyes i plotë për ta kontrolluar” / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *