Wed. Sep 11th, 2024

Video/ He sang at the "Sunny Hill Festival", Fedez makes the eagle and a promise to the Albanians

Reperi i njohur italian, Fedez performoi dje në mbrëmjen e parë të “Sunny Hill Festival” në Tiranë, përkrahë shumë artistëve të huaj dhe shqiptarë.

Artisti italian u shpreh se, kjo ishte hera e parë që performoi në vendin tonë, por edhe hera e parë që dilte në skenë pasi kreu një operacion të vështirë në pankreas, që zgjati 6 orë.

Reperi italian këndoi disa prej këngëve të tij më të famshme, ndërsa “premtoi” se, herën tjetër që do të vijë në Shqipëri koncerti do të jetë falas.

Nuk e di nëse do ta mbaj, por premtoj se herën tjetër që do të vij në Tiranë do këndoj falas“, u shpreh reperi duke qeshur.

Përpara se të nisnin shfaqjen e shumëpritur, Fedez së bashku me kantautorin italian Tananai postuan në rrjetet sociale një video duke bërë shqiponjën dykrenare.

Kujtojmë se, Fedez është i martuar me blogeren e famshme italiane, Chiara Ferragni, me të cilën ka dy fëmijë, Leon dhe Vittorian. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *