Wed. Nov 20th, 2024

Studimi: Stresi mund të çojë në kancer

Stresi mund të ndikojë në plakjen më të hershme të sistemit tuaj imunitar. Sipas një studimi të fundit, plakja e imunitetit mund të çojë në kancer, sëmundje të zemrës, apo të zvogëlojë efektivitetin e vaksinave.

Eric Klopack, një studiues në Shkollën Leonard Davis të Gerontologjisë të Universitetit të Kalifornisë Jugore, përmend vaksinën e Covid-19.

“Njerëzit me nivele të larta stresi kishin imunitet më të dobët. Ata kanë përqindje më të ulëta të “luftëtarëve” të sëmundjeve dhe përqindje më të ulëta të qelizave “T””, tha Klopack, sipas CNN.

Qelizat “T” janë disa nga mbrojtësit më të rëndësishëm të trupit, që kryejnë disa funksione kryesore. Qelizat “T”, ose siç njihen ndryshe “vrasëse”, mund të eliminojnë drejtpërdrejt qelizat e infektuara me viruse dhe kancerin, dhe të ndihmojnë në pastrimin e të ashtuquajturave qeliza të vjetra që refuzojnë të “vdesin”. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *