Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së SHBA-ve për ndalimin e abortit.
Në një postim në rrjetet sociale, Macron shkruan se, aborti është një e drejtë themelore për gratë.
“Aborti është një e drejtë themelore për të gjitha gratë. Ne duhet ta mbrojmë atë. Dëshiroj të shpreh solidaritetin tim me të gjitha ato gra, liritë e të cilave janë cënuar sot nga Gjykata e Lartë e SHBA“, shkroi Macron në Twitter.
Miliona gra në SHBA do të humbasin të drejtën kushtetuese për abort, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, duke rrëzuar kështu vendimin e marrë 50 vite më parë.
Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi sot vendimin historik të vitit 1973, Roe kundër Wade, që njihte të drejtën kushtetuese të gruas për abort dhe e legalizoi atë në mbarë vendin. / Labyrinth
L'avortement est un droit fondamental pour toutes les femmes. Il faut le protéger. J’exprime ma solidarité avec les femmes dont les libertés sont aujourd’hui remises en cause par la Cour suprême des États-Unis d’Amérique.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) June 24, 2022