Fri. Nov 22nd, 2024

Masakra e Tiananmen/ Studentët e Hong Kong-ut fshehin “Perëndesha të vogla të Demokracisë” në kampus

Në prag të përvjetorit të masakrës së sheshit “Tiananmen”, studentët në Universitetin Kinez të Hong Kongut (CUHK) kanë fshehur figura të vogla të “Perëndeshës së Demokracisë” rreth kampusit.

Hong Kong-u ishte një nga qytetet e pakta kineze, ku deri vonë përkujtonin ngjarjen e 4 qeshorit 1989, ndërkohë që Pekini e ka ndaluar tubimin duke mbyllur muzeun Tiananmen. Kjo ngjarje është parë nga aktivistët si një veprim për të hedhur poshtë lëvizjen disidente në Hong Kong.

Figurat e krijuara nga studentët në Universitetin Kinez të Hong Kon-gut (CUHK) janë një kopje e statujës së “Perëndeshës së Demokracisë”, e cila u rrëzua nga zyrtarët e universitetit dhjetorin e kaluar.

Statuja kishte qëndruar në kampus për 11 vjet dhe ishte modeluar sipas simbolit origjinal të demokracisë, që u përcoll nga studentët, të cilët parakaluan në sheshin “Tiananmen” në vitin 1989. Ajo u hoq menjëherë pas monumentit 8 metra të gjatë, i njohur si “Shtylla e Turpit”, i instaluar në kujtim të viktimave të masakrës në sheshin “Tiananmen”.

“Ky është një lloj rebelimi. Universiteti ‘vodhi’ statujën nga studentët e tij, kështu që ne kemi vendosur të bëjmë versionet tona dhe ta vendosim përsëri”, tha një nga organizatorët e protestës për “Hong Kong Free Press”.

Protestuesit kanë printuar kopje të vogla 3D të statujës dhe i kanë fshehur në kampus që studentët e tjerë t’i gjejnë. Një ditë përpara, policia në Hong Kong ka paralajmëruar njerëzit, që të mos mblidhen në protesta apo të bëjnë sjellje “ekstremiste”.

Njëri prej studentëve, i cili ka folur për BBC-në tha se studentët e tjerë i paralajmëruan të kenë kujdes, por ai u shpreh se, “kjo nuk është një protestë”.

Studentët e kanë përfunduar aktivitetin e tyre mbrëmjen e së enjtes, nga frika se universiteti do të merrte masa. Ata thanë se, kishin marrë lajmin se stafi i universitetit po monitoronte studentët.

Mijëra njerëz, kryesisht studentë protestuan për javë të tëra në sheshin Tiananmen në Pekin në thirrje të demokracisë, përpara se ushtria të ndërhynte më 4 qershor duke përhapur zjarr.

According to BBC, qeveria kineze thotë se në protestë humbën jetën 200 civilë dhe dhjetëra personel sigurie. Ndërsa sipas burimeve të tjera janë vrarë afro 10 mijë njerëz. /Adapted from BBC për Liberale

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *