Kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë se, kandidati i PS-së për president do të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Began. Kreu i qeverisë deklaroi se, ai nuk ka qenë një ndër propozuesit.
“PS-ja do të mbështesë Bajram Began, shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Unë nuk kam qenë një ndër propozuesit. Ishte diskutim i hapur me shumë debat në një frymë shumë pozitive dhe me shumë sens përgjegjësie, gjë për të cilën kemi shumë nevojë në mbledhjet tona të brendshme, më vjen mirë që një pjesë e kolegëve të kryesisë janë zhgënjyer pozitivisht.Sepse është shëmbëlltyra e atij normaliteti, e asaj qytetarie, e sensit të shërbimit ndaj vendit dhe njerëzve të këtij vendi për të cilin ajo zyrë ka një nevojë urgjente”, u shpreh Rama për mediat.
Më tej, ai deklaroi se, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga kandidaturat e propozuara nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga kandidaturat e propozuara nga Grupi Parlamentar i PS. Unë nuk kam qenë ndër propozuesit dhe më vjen shumë mirë që diskutimi i sotëm i kryesisë ishte një diskutim i hapur me shumë debat në një frymë shumë pozitive dhe me shumë sens përgjegjësit, gjë për të cilën kemi shumë nevojë në mbledhjet tona të brendshme. Më vjen shumë mirë që një pjesë e kolegëve të kryesisë janë zhgënjyer pozitivisht. Ne do të zgjedhim Presidentin e Shqipërisë në seancën e ardhshme dhe jemi të qetë që kemi kaluar në një proces ku ne e kemi dhënë disponilitetin tonë të plotë”, Rama said.
Tre raundet e para për zgjedhjen e presidentit dështuan, ndërsa në raundin e katërt mazhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president, që do të çohen më pas për votim në parlament.
Kujtojmë se, më herët Enkelejd Alibeaj u shpreh se, Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në votim ditën e nesërme. / Labyrinth