Një 35 vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi ka pla.gosur me armë fqinjin e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot në lagjen nr.8 të qytetit bregdetar.
“Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me ar.më zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, informs the police.
Mësohet se autori Augert Zera ka qëlluar më ar.më drejt 43 vjeçarit, pasi janë konfliktuar në lidhje me zhurmën e shkaktuar prej këtij të fundit, për shkak të disa punimeve në pallat.
“Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin dhe arrestimi i autorit të pla.gosjes Augert Zera 35 vjeç. Sekuestrohet dhe ar.ma e zjarrit”, informs the police. / Labyrinth