Fri. Oct 4th, 2024

Eksperti i Ekonomisë paralajmëron: Shqiptarët marrin borxhe për mbijetesë, rritja e varfërisë do të jetë më e madhe

Eksperti i Ekonomisë, Klodian Muço tha për “Abc News” se, shqiptarët marrin borxh për konsum dhe jo për investime të mëdha.

“Kursimet e ulëta të familjeve tregojnë se një pjesë e shqiptarëve e kanë të vështirë jetesën, apo mbijetesën”, tha ai, duke theksuar se 30% e familjeve në Shqipëri kanë të paktën një borxh.

Ekonomisti paralajmëroi se situata do të përkeqësohet me rritjen e çmimeve.

Rritja e varfërisë do të jetë edhe më e madhe në vijim. 41,3% e buxhetit në familje shkon për konsumin e përditshëm, për mbijetesë jo për luks. Rritja e vazhdueshme e çmimeve tregon se shqiptarët do e kenë më të vështirë”, u shpreh eksperti. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *