Cristiano Ronaldo ka njoftuar se Georgina Rodriguez ka humbur njërin prej binjakëve.
Djali i tyre i sapo lindur ka ndërruar jetë.
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejnë prindërit”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Ndërsa më tej thekson se “vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”.
Rolando falenderon mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre.
“Ne jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë. Zemër, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, përfundon ai.
/ Labyrinth