Këngëtari Ermal Meta ka publikuar romanin e tij të parë, me titull “Nesër dhe përgjithmonë”.
“Përfaqëson dy vitet e fundit të jetës sime ose ndoshta dyzet vitet e fundit. Mezi pres ta ndaj me ju. Kush e di se çfarë do të mendoni, kush e di nëse do t’ju pëlqejë. Gjithçka që kisha brenda e futa dhe atë që nuk kisha e huazova nga e ardhmja”, shkruan Meta përveç së tjerash.
Tani përveç muzikës, si duket, Ermal Metën do ta shohim shpesh edhe në rolin e shkrimtarit. / Labyrinth