Ambasada amerikane bën të ditur se kanë nisur seancat informuese për vitin akademik 2023-2024, ata që duan në studiojnë në SHBA.
“Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada Amerikane ofron për shqiptarët mundësi akademike (me dhe pa diplomë) përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey“, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Sipas saj, të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në një seancë virtuale, mund të regjistrohen HERE.
“Seanca jonë e ardhshme virtuale do të mbahet të martën, më 12 prill”, thuhet më tej.
Lexoni njoftimin e plotë të ambasadës:
/ Labyrinth