Fri. Nov 1st, 2024

Video/ Imami: Burra mos ia merrni rrogën gruas, nuk keni të drejtë!

Imami nga Kosova, Behar Mjekiqi ka thënë në emisionin “DPT te Fidani” se sipas fesë islame gruaja ka më shumë përparësi se burri.

Ai ka thënë se, në momentin kur burri është në punë nuk duhet t’ia marrë paratë e rrogës gruas.

“Momenti që the që gruaja jote është në punë dhe ti je në punë. Nuk ki të drejtë në Islam, as Kuran, as hoxhë nuk guxojnë me të dhënë të drejtë asnjë cent me ja hëngër gruas sate prej rrogës së vet sepse është e drejtë e saj e jo e jotja. Nuk ki të drejtë islame. Me ja marr rrogën me zor e ki të ndalume. Me i thënë gruas paret le të shkojnë në konton time është haram. Allahu ka thënë që burri duhet me shpenzu për gruan edhe pse e ka rrogën”, ka thënë hoxha.

/labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *