Një 54-vjeçare është arrestuar në flagrancë duke rrahur bashkëshortin saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras të Divjakës, ku 54 vjeçarja kanosi dhe rrahu bashkëshortin e saj.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia e Lushnjes. / Labyrinth