Fri. Nov 22nd, 2024

Një vatër e re infeksioni e gripit të shpendëve në Shqipëri

Ministria e Bujqësisë njofton një tjetër rast të gripit të shpendëve. Këtë herë bëhet fjalë për në qarkun e Vlorës.

“Në 24 orët e fundit kemi pasur një rast të ri të konfirmuar nga ISUV në qarkun Vlorë, fshati Aliban”, njofton ministria.

Sipas ministrisë, situata në në 24 orët e fundit paraqitet:

• Kemi një rast të ri të konfirmruar

• Kemi një vatër të re infeksioni në qarkun Vlorë

• Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar

• Jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë territorit

• Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.

Po ashtu, Ministria e Bujqësisë njofton se “nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius”.

Nëse konstatoni shenja të dyshimta për influencë aviare në ferma apo oborre, ju bëjmë thirrje të kontaktoni menjëherë veterinerin zyrtar të zonës ose të telefononi falas në numrin e gjelbër 0800 33 66″, thuhet në njoftimin e tyre. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *