Presidenti amerikan, Joe Biden ka takuar ushtarët amerikanë në Rzeszow të Polonisë.
Ai shkroi në Twitter se ata po bëjnë punë të jashtëzakonshme.
“Sot pasdite, u takova me anëtarët e Divizionit të 82-të ajror në terren, në Poloni. Këta njerëz po shërbejnë së bashku me aleatët tanë polakë për të forcuar mbrojtjen e vijës së parë të NATO-s. Ata po bëjnë punë të jashtëzakonshme dhe unë jam mirënjohës për shërbimin e tyre”, u shpreh Biden.
Presidenti ndau pica dhe bisedoi me disa pjestarë të personelit ushtarak.
“Epo, nëse do të filloni të hani, unë do të ulem dhe do të ha diçka”, tha Biden. / Labyrinth
This afternoon, I met with members of the 82nd Airborne Division on the ground in Poland. These folks are serving alongside our Polish Allies to bolster NATO’s frontline defenses. They’re doing incredible work and I’m grateful for their service. pic.twitter.com/mXu50UuRWI
— President Biden (@POTUS) March 25, 2022