Autorja e “Harry Potter”, JK Rowling i është përgjigjur presidentit rus, Vladimir Putin.
Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale një artikull i cili lidhet me kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny.
“Kritikat ndaj kulturës anuluese cancel culture) perëndimore, me siguri nuk janë më të mira se ata që aktualisht vrasin civilë që po mbrojnë veten, ose që burgosin dhe helmojnë kritikët e tyre”, thuhet në postimin në Twitter.
Ajo tha se do t’iu bashkohet donacioneve për bamirësi në Ukrainë.
Putin ka akuzuar Perëndimin për “përpjekje për të bojkotuar” Rusinë dhe e krahasoi situatën me atë që ndodhi me autoren britanike pasi, ajo u shpreh kundër transgjinorëve. / Labyrinth