Wed. Dec 18th, 2024

“Associated Press” shkruan për dorëheqjen e Bashës dhe për Berishën

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Nga Associated Press

Lideri i partisë kryesore opozitare të Shqipërisë dha dorëheqjen, të hënën, nga posti pas përçarjeve të brendshme.

Lulzim Basha tha se kishte vendosur të jepte dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike “për të ndihmuar në ringjalljen dhe unitetin e demokratëve”.

Shkarkimi i ish-liderit të partisë, Sali Berisha nga grupi parlamentar i drejtuar nga Basha, në shtator, shkaktoi një grindje brenda partisë. Berisha krijoi një grup që kërkonte të largonte Bashën nga posti, duke e akuzuar atë si “peng” të kryeministrit Edi Rama dhe të Partisë Socialiste.

Në janar, mbështetësit e Partisë Demokratike u përleshën me njëri-tjetrin, ndërsa u përpoqën të sulmonin selinë e partisë së tyre.

Basha e ndoqi Berishën në këtë post, kur ky i fundit dha dorëheqjen në vitin 2013 pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Më herët, demokratët humbën me shumicë dërrmuese në zgjedhjet e parakohshme në gjashtë bashki. Ishte humbja e fundit e Bashës në nëntë vitet që ai ka udhëhequr demokratët.

Në maj 2021, Sekretari i Shtetit të SHBA, Antony Blinken caktoi Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si persona non grata për “akte korr.uptive që minuan demokracinë në Shqipëri” gjatë mandatit të Berishës si kryeministër 2005-2013.

Washingtoni gjithashtu e ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Shqipërisë, nëse ajo do të drejtohej nga Berisha.

* Shkrimi është ripostuar edhe nga “Washington Post” e cila citon “Associated Press“.

/Adapted from Associated Press for Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *