Sat. Nov 23rd, 2024

Çfarë po ndodh sot në Ukrainë, vetëm me 7 pika!

Kjo është një përmbledhje e shkurtër nga BBC, e asaj që po ndodh sot në Ukrainë.

-Situata në Mariupol vazhdon të mbetet e rëndë. Rreth 300,000 njerëz janë të bllokuar mes bom.bardimeve pa energji, ushqim dhe ujë.

-Ukraina ka injoruar kërkesën e Rusisë për të hequr dorë nga qyteti deri në orën 05:00, me orën e Moskës. Sipas ukrainasve, premtimet ruse për të lejuar njerëzit të dalin nga rrethimi nuk mund të besohen.

-Një deputet ukrainas nga Mariupol thotë se, Rusia po përpiqet që qytetarët të ikin nga uria, por qyteti nuk do të dorëzohet.

-Autoritetet ukrainase thonë se, të paktën gjashtë persona u vra.në, kur një qendër tregtare dhe disa shtëpi u goditën në lagjen “Podilskyi” të Kievit.

-Njerëzit u këshilluan që të strehohen, pasi një rezervuar 50 tonësh me gaz helmues u dëmtua gjatë bom.bardimeve të një uzine kimike pranë qytetit të Sumy, duke shkaktuar një rrjedhje toksike amoniaku.

-Kryetari i Kievit ka shpallur shtetrrethimin sot deri në orën 07:00 (me orën lokale), të mërkurën.

-Ministri i Jashtëm i Lituanisë thotë se, BE-ja duhet të vazhdojë presionin ndaj Rusisë, dhe nuk duhet të heqë dorë nga vendosja e sanksioneve. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *