Balerini i famshmëm ukrainas, Artyom Datsishin ka humbur jetën si pasojë e bom.bardimeve ruse.
43-vjeçari konsiderohej si ylli i baletit ukrainas, raporton “Mail Online“.
Sipas medias së huaj, ai ndodhej prej tre javësh në spital, ku po luftonte për jetën.
Ylli i njohur ndërkombëtarisht ishte plagosur në kryeqytetin e Kievit dy ditë pas fillimit të pushtimit rus.
Datsishin ka interpretuar rolet kryesore te “Liqeni i Mjellmave”, “Arrëthyesi”, “Bukuroshja e Fjetur”, “Xhisiela” e “Romeo dhe Zhuljeta”. Turnetë e tij nuk u zhvilluan vetëm në Europë, por edhe në SHBA. / Labyrinth