Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare është liruar nga detyra.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet publikimit të një vendimi qeverie.
Ende nuk dihet se kush do ta marrë detyrën e tij.
Vendimi i qeverisë:
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Agron Tare, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. / Labyrinth