Sun. Sep 29th, 2024

Këshilli Europian dërgon në Kiev tre kryeministra, zbulohet misioni i tyre

(Fotoja nga EPA)

Kryeministri i Polonisë, Çekisë dhe i Sllovenisë do të shkojnë sot në Kiev, për të takuar presidentin ukrainas, Vlodymyr Zelensky.

Lajmi e bëri me dije kryeministri polak, Mateusz Morawiecki gjatë një konference për shtyp përpara Pallatit të Versajës në Paris.

Qeveria polake tha se qëllimi i udhëtimit ishte “konfirmimi i mbështetjes së qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”, he said.

Kryeministri çek shtoi se vizita zyrtare e Këshillit Evropian kishte për qëllim ripërsëritjen e mbështetjes për lirinë dhe pavarësinë. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *