Kryeministri Edi Rama tha se shpreson që kjo të mos jetë Lufta e III Botërore, duke thënë se atëherë do të mungojnë shumë gjëra.
“Lufta s’ka ardhur këtu me bomba dhe tanke, shpresojmë të mos jetë Lufta e III kjo sepse do e shihni se çfarë do të mungojë. Lu.fta vjen për të na marrë të gjithëve, e jo për të na sjellë. Duhet të mos merret esencialja e atyre që kanë më pak”, u shpreh Rama.
Deklaratat e Ramës u bënë sot pas protestës së gjashtë të qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. / Labyrinth