Fri. Nov 22nd, 2024

Kush ishte Brent Renaud, gazetari amerikan i vr.arë në Ukrainë

(Në foto nga e majta në të djathtë, vëllai dhe Brent Renaud)

Një gazetar amerikan që po raportonte lu.ftën në Ukrainë është qëlluar për vd.ekje në qytetin Irpin.

Brent Renaud ishte një gazetar dhe regjisor që punonte në rajon për “Time”.

Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov tha se ai ishte shënjestruar nga ushtarët rusë.

Kjo është vd.ekja e parë e raportuar e një gazetari të huaj që mbulon lu.ftën në Ukrainë. Po ashtu janë plagosur edhe tre gazetarë të tjerë deri tani.

Një nga gazetarët e plagosur, Juan Arredondo i tha një gazetari italian se kishte qenë me Renaud kur ata u sul.muan.

“Ishim në një nga urat e para në Irpin, duke shkuar për të filmuar refugjatët e tjerë që largoheshin dhe hipëm në një makinë”, tha ai në një video të publikuar në Twitter.

Renaud kishte raportuar nga Afganistani, Iraku dhe Haiti. Ai shpesh punonte si regjisor së bashku me vëllain e tij, Craig. Nuk dihet ende nëse ky i fundit ka shkuar në Ukrainë. /Adapted from BBC for Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *