Nënkryetari i Bashkisë të Mariupolit në Ukrainë thotë se se shifra më e fundit e vik.timave është 1207.
“Këto janë vetëm trupa që i kemi mbledhur në rrugë”, tha Serhiy Orlov për BBC.
Ai tha se 47 persona ishin var.rosur në të njëjtin vend, pasi nuk ishte e mundur të shkohej jashtë qytetit.
“Jo të gjithë u identifikuan“, shtoi ai, teksa tha se nuk ka qenë e mundur të evakuohen njerëzit nga qyteti ose të sillen ndihma.
Orlov ka thënë se rreth 100 persona që përpiqeshin të iknin me makinat e tyre u detyruan të ktheheshin, pasi forcat ruse filluan të qëllojnë pranë makinave. /Adapted from BBC for Labyrinth