Fri. Nov 22nd, 2024

Five tips to transform your health from a 75-year-old fitness enthusiast and her daughter

Joan MacDonalds, e cila njihet si një nga influencueset e fitnesit në Instagram dhe e bija, Michelle MacDonald ndanë pesë këshilla për njerëzit që duan të transformojnë shëndetin e tyre, pavarësisht moshës.

1. Mendoni për gjumin tuaj

“Ne jetojmë në një kulturë që nuk i jep përparësi gjumit. Por ka kaq shumë kërkime që tregojnë se kur nuk jeni duke bërë tetë orë gjumë cilësor, kjo ndikon negativisht tek ju hormonalisht, funksioni kognitiv dhe trupi juaj”, thotë Joan MacDonalds.

2. Pini shumë ujë dhe hani proteina në çdo vakt

Michelle MacDonald tha se shumica e grave me të cilat punon, përfshirë nënën e saj, vijnë tek ajo duke mos marrë mjaft kalori nga ushqimet. Ajo rekomandon të hahen pesë vakte vazhdimisht gjatë ditës dhe të përfshihen proteina në çdo vakt, me qëllim që të hahet në total një gram proteina në ditë për çdo kilogram të peshës ideale trupore të një personi.

Përveç kësaj, Michelle MacDonald rekomandon pirjen e të paktën tre litrave ujë në ditë, për shumicën e njerëzve.

3. Bëhuni aktiv

Sipas Michelle MacDonald, Filloni të ecni duke synuar për 10,000 hapa në ditë, të cilat mund të ndahen dhe të përfundohen gjatë gjithë ditës.

Ajo gjithashtu rekomandon 45 minuta stërvitje brenda disa ditëve në javë.

“Stërvituni por mos ngritur të njëjtën peshë përgjithmonë”, thotë ajo, ndërsa shton se kjo i duhet vënë vetes si një qëllim.

4. Përqendrohuni tek mendimet pozitive

Joan MacDonald tha se ajo vazhdimisht punon për të pasur një dialog pozitiv me veten në mënyrë që ta ndihmojë atë të arrijë qëllimet e saj.

“Mendësia është diçka që unë ende po mësoj dhe e di që është një faktor shumë i fortë në çdo gjë. Është diçka për të cilën duhet të punoni vërtet”, thotë ajo.

Si mamaja ashtu edhe vajza e saj rekomandojnë të bëni një listë në mëngjes për të vendosur synimet dhe për ta nisur ditën me ide të qarta.

5. Dokumentoni përparimin tuaj

Bëni një foto të vetes në ditën kur filloni udhëtimin tuaj dhe vazhdoni të dokumentoni përparimin tuaj, rekomandon Michelle MacDonald.

Bëni një foto fillestare … dhe më pas bëni foto çdo javë”, rekomandon ajo

“Ju mund të mos ndjeni ndryshime, por do t’i shihni ato“, përfundon. /Adapted from GMA for Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *