Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi ishin dje në mbrëmje tek programi “Ëndërrtjerrësit”.
Ata kujtuan momente nga eksperienca e tyre të parë në “Top Select”, dhe si duket aspak të këndshme.
“Unë me Ermalin ziheshim shumë si në kamera, ashtu edhe jashtë kamerave. Unë e merrja shumë seriozisht prezantimin, ndërsa Ermali bënte shumë batuta. Më dukej sikur ja hiqte të gjithë rëndësinë programit me batuta dhe më acaronte shumë”, tha Arbana mes të qeshurash. / Labyrinth