Armina Mevlani partnerja e Shkëlzen Berishës ka folur sot në emisionin “Ftesë në 5” për karakterin e tij.
Ajo tha se Shkëlzeni i ngjan më shumë mamasë së tij, Lirisë se sa babait, ish-kryeministrit Berisha.
“Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi. Më pëlqen vendosmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak”, u shpreh Armina.
Ndërsa më tej vijoi: “Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”. / Labyrinth