Moti sot do të jetë i kthjellët, por ekstremisht i ftohtë në të gjithë vendin tonë.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor.
Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë. /labyrinth