Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar dje presidentit turk, Erdogan një prej punëve të tij artistike.
Kreu i qeverisë ka publikuar sot një video në rrjetet sociale, ku shihet teksa i jep një vazo me ngjyra Erdoganit.
“E kam bërë vetë me këto duar. Jam artist serioz unë (qesh) Siç thashë, dua që të shkojë në shtëpi kjo. Se e kam parë që zonja e kupton më mirë artin tim. Këto janë nga pjekja”, dëgjohet t’i thotë Rama presidentit turk.
/ Labyrinth