Dy tërmete kanë goditur Afganistanin dhe si pasojë kanë humbur jetën 22 persona.
Sipas të dhënave nga Instituti Gjeologjik i SHBA-së, tërmetet me magnitudë 4.9 dhe 5.3 goditën provincën veriperëndimore të Badghis, duke shkatërruar dhjetra shtëpi.
Lajmi është bërë i ditur nga BBC. Ndërkohë, sipas zyrtarëve, numri i të vdekurve mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë në rrënoja. / Labyrinth