Duke nisur nga e hëna e 17 janarit, aksi rrugor Milot-Vorë-Milot dhe rrugët hyrëse e dalëse në këtë aks, do të jenë të bllokuar nga ora 07:00 deri në 14:00.
Lajmin e ka bërë me dije policia e cila njofton se rruga do të bllokohet për të bërë të mundur lëvizjen e kamionëve.
Ndërkohë sipas policisë, shoferët duhet të ndjekin rrugët dytësore për të përshkruar këtë aks.
Lëvizja e mjeteve do të ndalohet gjithashtu në itinerarin mbikalimi i Laçit-Laç, nga ora 08:30 deri në orën 12:30.
Po ashtu do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date.
Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë.
Po ashtu do të ketë bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022. / Labyrinth