Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha sot në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve se jemi në pikën më të lartë të pandemisë.
Sipas saj, në vend janë duke qarkulluar 3 variante të koronavirusit, Omicron, Delta dhe gripi sezonal.
“Incidenca javore është tepër e rritur. Kjo rritje i atribuohet qarkullimit të dy varianteve, Delta dhe Omicron, por njëkohësisht i atribuohet edhe grumbullimeve për festat e fundvitit.
Duhet të themi se aktualisht qarkullon edhe virusi i gripit. Të tria variantet po bëjnë një qarkullim në nivele të larta. Kjo nuk është reflektuar në shtrimet në spital, ku kemi një qëndrueshmëri shtrimesh.
Kjo incidencë e lartë gjatë kësaj periudhe ka reflektuar edhe pikun më të lartë të gati dy viteve në Shqipëri”, tha Tomini. / Labyrinth