Mbrëmjen e djeshme në Greqi janë ndier lëkundje tërmeti me magnitudë 5.6, sipas IGJEUM.
Si pasojë e lëkundjeve ka patur dëmtime edhe në Shqipëri.
According to Tv Klan, janë konstatuar 6 banesa të dëmtuara në zonën e Bilishtit.
Bashkia e Bilishtit bën me dije se 2 banesa janë dëmtuar në qytet, 2 në Shuec dhe 2 në Mançurisht.
Po ashtu mësohet se banesat e dëmtuara janë të amortizuara dhe të vjetra.
Epiqendra e tërmetit ishte Follorina, një zonë pranë kufirit shqiptar në juglindje të vendit.
Ndërsa lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. /labyrinth