Blogerja Armina Mevlani, njëkohësisht edhe partnerja e Shkëlzen Berishës ka reaguar pas protestës së ish-kryeministrit tek Selia e PD-së.
“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga poli.cia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhun.uar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet. Me të drejtë dhe vota të plota! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan. Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100”, shkruan Mevlani. / Labyrinth