Kjo javë do jetë me reshje shiu dhe dëbore. Lajmin e ka dhënë sipotikania Lajda Porja për “Abc News”.
Sipas saj, nesër shirat pritet të jenë me intensitet më të ulët, por do të kemi reshje dëbore kryesisht në zonat malore.
Ndërkohë, të mërkurën do të ketë një ndërprerje të reshjeve për t’u rikthyer sërish të enjten dhe të premten.
Zona e ulët dhe bregdeti do kenë herë pas here shira dhe rrebeshe, ndërsa zonat malore përgjatë gjithë shtrirjes lindore do të kenë reshje të dendura dëbore. / Labyrinth