Sinoptikania Lajda Porja tha në “News 24” se fundjava do t’i ngjajë një “dimri të shkurtër”.
“Gjatë mesnatës, duke zbardhur e diela do të presim masa ajrore që do të sjellin rënie të menjëhershme të temperaturave. Maksimalja nga vlera 25-26 gradë do të jenë jo më shumë se 19 gradë, pra është një dimër i shkurtër. Pritet që këto temperatura të zgjasin deri në fillim të javës tjetër. Dita e mërkurë do të ketë vlerat afër dhjetorit. Por e diela do të ketë stuhi erë dhe do e ndjemë të ftohtin edhe më shumë.”, tha Porja. / Labyrinth