Pas 6 vitesh, Adele i është rikthyer muzikës. Ajo ka sjell për publikun e saj këngën “Easy on me”.
Dhe mesa duket ata i qëndrojnë besnikë, pasi ka marrë 15 milionë shikime në vetëm 9 orë pas publikimit të këngës.
Kënga është baladë dhe tregon vendimin e këngëtares në 2019 për tu divorcuar nga bashkëshorti i saj.
Në një intervistë për Vogue, Adele tha se këtë klip ia ka dedikuar djalit të saj.
Ajo tha se do që kur të rritet, ai të kuptojë përse Adele është divorcuar dhe kërkoi lumturinë. / Labyrinth