Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i Bashkisë Edi Rama.
“Kam qenë shumë i angazhuar gjatë kësaj vere për të bërë disa ndërhyrje në transportin publik. Një prej tyre ka të bëjë me linjat e funksionimit të autobusëve në Tiranë. Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi”, deklaroi tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë tha se linja do të rivihet në dispozicion të qytetarëve me një operator tjetër. / Labyrinth