Fri. Nov 22nd, 2024

Presidenti Meta dekreton Edi Ramën Kryeministër!

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën si Kryeministër të Shqipërisë për të tretën herë.

Pas kësaj pritet që kryeministri t’i paraqesë për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin qeverisës dhe emrat e ministrave.

Pas miratimit në Parlament, kryeministri i dërgon Presidentit për dekretim ministrat.

Ky i fundit duhet të shprehet brenda 7 ditëve dhe dekretet e miratuara nga Presidenti kalojnë sërish në Kuvendi në një afat prej 10 ditësh.

Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit para se të fillojnë detyrën. / Labyrinth

Dekreti i Presidentit Ilir Meta

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *