Fri. Nov 22nd, 2024

“11 shtatori”/ Albin Kurti tregon ngjarjen që e habiti në burg: Gardianët serbë thërrisnin të ekzaltuar

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri ka kujtuar sot s.ulmet e 11 shtatorit në Amerikë.

Në 20 vjetorin e këtyre sul.meve, ai tregon se asaj kohe ishte në burg.

Ndërsa ka rrëfyer se si gardianët serbë kishin festuar ditën e këtyre sul.meve.

“I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001. I kisha kaluar 2 vjet e 4 muaj e gjysmë nga 15 vjet burg sa më patën dënuar“, shkruan Kurti në rrjetet sociale. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *