Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të ri, ku janë ulur 140 deputetë.
Drejtuesi i seancës është deputetja më e vjetër në moshë, Luljeta Bozo, ashtu sikur se përcakton rregullorja e Kuvendit.
Nga ana tjetër kujtojmë se Lindita Nikolla është e përzgjedhura e socialistëve për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë.
Nikolla pritet të votohet në seancën e dytë të Kuvendit.
Kujtojmë se dje në mbrëmje, Basha përjashtoi Berishën nga grupi Parlamentar, deri sa çështja “non grata” të sqarohet.
Ndërsa Berisha iu përgjigj duke i thënë se do të jetë në Kuvend. / Labyrinth