Kryeministri Edi Rama ju ka bërë sërish thirrje për vaksinim studentëve.
“Në auditorë do të hyjnë ata që vaksinohen. Të tjerët ta bëjnë mësimin si të duan e në fund të marrin përsipër kostot që kanë ata për dijet e tyre. Kjo nuk është luftë ndaj mullinjve të erës. Këto janë masa që e gjithë bota po i bën. Ne i kemi më të buta këto masa. Nuk ka hyrje në auditorë pa bërë vaksinën”, tha Rama nga inspektimi i qendrës shëndetësore nr. 1 në Tiranë. / Labyrinth