Fri. Nov 22nd, 2024

Aleanca për Teatrin paralajmëron prokurorët: Nëse nuk veproni për dosjet tona do t’ju kallëzojmë të gjithëve

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar sot në SPAK një kallëzim penal për prokurorin, Sotir Kllapi.

“Ne e çmojmë veprimin e prokurorit si bërje palë me zyrtarët e korruptuar, si solidaritet në shkelje të ligjit me kolegët e vet.

Ne kemi argumentuar pse prokurori Sotir Kllapi ka shpërdoruar detyrën, duke u bërë palë me zyrtarët që shkelin ligjin. Ne sot kemi dy prokurorë të SPAK të kallëzuar.

Ju garantojmë me fuqinë e ligjit se jemi të gatshëm të çojmë për kallëzim penal të gjithë prokurorinë e SPAK, nëse ata nuk do të veprojnë për dosjet tona”, tha Adriana Kalaja përveç së tjerash. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *