Partia Socialiste ka sot në orën 10:00 Asamblenë Kombëtare, nga ku pritet të dalin emrat e qeverisë së re.
Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:
I. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.
II. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.
III. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë. / Labyrinth