Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 10 shtatorin si datën, ku do të mbahet seanca e parë e Kuvendit për këtë vit me deputetët e rinj të zgjedhur më 25 prill.
“Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021. Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në dekret. Më 10 shtator Kuvendi do të drejtohet nga deputeti më i vjetër”, shkruhet në dekretin e Metës. / Labyrinth