TIA njofton se duke filluar nga data 6 shtatori, qytetarët të cilët hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
- Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
- Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
- Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. / Labyrinth